Marketing · BrandAdapter L.L.C.

Më shumë klientë për biznesin tënd në Gjermani, Austri, Zvicër e Kosovë.

Reklama që sjellin klientë, faqe që shesin, dhe sisteme AI që u përgjigjen klientëve 24/7. Me mua flet shqip. Materialet i përgatis në gjuhën e klientëve të tu.

Reklama digjitale

Klientë nga Google dhe rrjetet sociale

Fushata në Google, Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe ChatGPT. Strategji, materialet e reklamës, menaxhim mujor dhe raport që e kupton pa përkthyes. Reklamat i paguan ti, nga llogaria jote. Unë faturoj veç punën time.

  • Google Ads
  • Facebook
  • Instagram
  • TikTok
  • YouTube
Webfaqe dhe dyqane online

Faqe që sjellin porosi dhe kërkesa

WordPress dhe Shopify, të shpejta dhe të ndërtuara për të shitur, jo për t'u dukur. Landing page për fushata, mirëmbajtje mujore, automatizim i porosive dhe i emailit.

  • WordPress
  • Shopify
Agjentë AI

Përgjigje për klientët, 24/7

Agjentë që u përgjigjen mesazheve, kuptojnë çka kërkon klienti dhe rezervojnë termine, në shqip dhe gjermanisht. Të lidhur me WhatsApp, Instagram, faqen dhe kalendarin tënd, që asnjë kërkesë të mos mbetet pa përgjigje.

  • WhatsApp
  • Instagram
  • Google Calendar
  • Claude
Google Business Profile

Të gjejnë në Google, në qytetin tënd

Profili yt në Google, i ndërtuar dhe i mirëmbajtur që të dalësh kur dikush afër teje kërkon atë që ofron. Foto, postime, vlerësime me përgjigje, dhe matje e thirrjeve.

  • Google
  • Google Maps
Brend personal

Emri yt, i gjetshëm dhe i besueshëm online

Për mjekë, avokatë, trajnerë dhe këdo që shitet me emrin e vet. Faqe me domenin tënd, profile të rregulluara në rrjete sociale, kartëvizitë me kod QR, formular kontakti, dhe të dhëna që Google dhe mjetet AI të të njohin saktë. Shembulli është kjo faqe.

Rezultat nga puna ime · Dyqan online

10,58×

Kthim nga reklamat: 10,58 € shitje për çdo 1 € të investuar.

Gjithsej në këtë llogari:

  • 4.036 porosi
  • 10,36 € për porosi
  • 1,6 mln njerëz të arritur

Për një dyqan online në Gjermani e kam ndërtuar dyqanin dhe i kam menaxhuar reklamat në Meta. Nuk është garanci: rezultatet varen nga produkti, çmimi, tregu dhe buxheti.

Shitje që Meta ia atribuon reklamave, sipas Meta Ads Manager dhe Shopify.

Rezultat nga puna ime · Shitje biletash

17,97×

Kthim nga reklamat: deri në 17,97 € shitje për çdo 1 € të investuar.

Gjithsej, 2023 deri 2024:

  • 3,3 mln njerëz të arritur
  • 135+ fushata

Për një organizator koncertesh në Spanjë i kam krijuar dhe menaxhuar fushatat e shitjes së biletave në Meta. Nuk është garanci: rezultatet varen nga produkti, çmimi, tregu dhe buxheti.

Fushata më e mirë e shitjes, sipas Meta Ads Manager.

Rezultat nga puna ime · Biznes lokal

50.169

njerëz e panë reklamën e restorantit, me 120 € në një fushatë.

Gjithsej, në 5 muaj (nëntor 2025 deri mars 2026):

  • 1.314 ndjekës të rinj
  • 1.600 € buxhet

Për një restorant shqiptar në Gjermani i kam menaxhuar reklamat në Meta. Nuk është garanci: rezultatet varen nga oferta, zona dhe buxheti.

Fushata sipas Meta Ads Manager, dhjetor 2025. Mesatarja sipas Superads, për të gjitha llojet e reklamave, korrik 2025 deri korrik 2026.

Rezultat nga puna ime · Webfaqe

100/100

Nota maksimale në testin e shpejtësisë së Google (PageSpeed), për një faqe që e kam ndërtuar, në telefon dhe në kompjuter.

  • 100Shpejtësia
  • 100Qasshmëria
  • 100Praktikat
  • 100SEO

Faqja e një klinike dentare në Kosovë, drbesnikshehu.com. Faqja e shpejtë nuk e humb vizitorin duke pritur.

Google PageSpeed Insights, 11 nëntor 2026. Testoje vetë. Nota mund të ndryshojë pak nga testi në test.

Faqja e klinikës dentare në kompjuter
Faqja e klinikës dentare në telefon

Klientët i përmend me emër vetëm kur ma lejojnë. Numrat e biznesit tënd mbeten të tutë, edhe pasi të kemi punuar bashkë.

Si punojmë bashkë.

01

Bisedojmë

30 minuta, falas. Ti më tregon biznesin dhe qëllimin, unë të them hapur çka ka kuptim dhe çka jo.

02

Plani

Çka bëjmë, sa kushton, çfarë numrash presim dhe kur. Me shkrim, para se të nisë puna.

03

Zbatimi dhe raporti

Puna nis brenda javës. Çdo muaj merr një raport me numra para dhe pas, dhe vendosim bashkë hapin tjetër.

Pyetje që më bëhen shpesh.

A mund të filloj me pak?

Po. Fillojmë me një kanal ose një faqe, matim një muaj, dhe zgjerojmë vetëm atë që punon.

Si ndahen pagesa ime dhe buxheti i reklamave?

Reklamat i paguan ti, nga llogaria jote direkt te Google ose Meta, dhe i sheh shpenzimet në kohë reale. Unë faturoj veç punën time: strategjinë, materialet e reklamës, menaxhimin dhe raportin.

Sa shpejt shoh rezultate?

Reklamat japin të dhënat e para brenda javës dhe një pamje të qëndrueshme pas 30 ditësh. Faqet dhe profili në Google zakonisht duan disa muaj, dhe çdo muaj të tregoj si kanë lëvizur kërkimet dhe kontaktet.

Sa kushton?

Varet nga puna. Pas bisedës së parë merr një çmim të qartë me shkrim, para se të nisë çfarëdo pune.

Me kë punoj?

Me mua. Nuk ka ndërmjetës mes teje dhe njeriut që e bën punën.

Më trego për biznesin tënd.

Çfarë biznesi ke, në cilin qytet, dhe çka do të arrish. Përgjigjem brenda ditës. Çmimin ta dërgoj me shkrim, pasi ta kuptoj çka të duhet.