Afrim Bajraktari

Afrim Bajraktari

MSc në Menaxhment të Mekatronikës · Themelues i BrandAdapter L.L.C.

Reklama, faqe dhe agjentë AI për biznese shqiptare në Kosovë, Gjermani, Austri e Zvicër. Punën e kryej vetë, ti merresh me biznesin tënd. Mbaj edhe trajnime për AI.

Prishtinë, Kosovë

Nga kopshti i bletëve te AI.

Idenë e parë të biznesit e pata që në shkollë të mesme: një kopsht bletësh.

Më 2010, si student, plani fitoi vendin e parë në një garë planesh biznesi, por kopshti nuk eci. Isha i papërvojë, dhe bletët duan përkushtim çdo ditë. Mësimi mbeti, bletët jo.

Pastaj erdhën inxhinieria dhe një ide tjetër: fontana që e pastrojnë ujin. Me atë plan fitova dy herë më 2011 dhe e prezantova para investitorëve në Kigali. Në një akademi verore në Budva njoha njerëzit që më hapën rrugën për në Mynih. Më vonë studiova edhe në Indiana.

Që nga 2015 merrem me marketing digjital, fillimisht te Albasoft, pastaj për biznese shqiptare në Gjermani, Austri e Zvicër. Po atë vit, në një intervistë për UBT, e veçova inteligjencën artificiale ndër lëndët e mia të preferuara.

Me plane biznesi kam fituar gjashtë gara dhe grante, nga 2010 deri 2019. Kam ndihmuar edhe dhjetë të tjerë me idetë dhe planet e tyre, dhe tetë prej tyre fituan.

Sot, nga Prishtina, ndërtoj reklama, faqe dhe agjentë AI për këto biznese, dhe mbaj trajnime për AI në shqip.

Mjetet AI më lejojnë të punoj me ekip të vogël, prandaj ti flet gjithmonë me njeriun që e bën punën.

Jashtë punës luaj shah, vizatoj peizazhe, kam ushtruar Wing Tsun dhe shkoj rregullisht në palestër.

  • Afrim Bajraktari para stendës së Microsoft Advertising në panairin DMEXCO në Këln DMEXCO, Këln2019
  • Afrim Bajraktari në hollin e Universitetit të Vjenës, para portreteve të laureatëve të çmimit Nobel Universiteti i Vjenës2018
  • Afrim Bajraktari në tavolinën e punës, me laptop dhe ekran Në zyrë2017
  • Afrim Bajraktari mysafir në emisionin Mirëmëngjesi Kosovë në RTK, duke folur për një platformë të re softuerike RTK, Mirëmëngjesi Kosovë2016
  • Afrim Bajraktari mysafir në emisionin Metropol, në studion e Radio Kosovës, me logon e RTK-së në sfond Emisioni Metropol, Radio Kosova2016
  • Afrim Bajraktari me një dekan të Ivy Tech Community College, në një familje amerikane në Muncie, Indiana Me një dekan të Ivy Tech, Muncie, Indiana2012
  • Afrim Bajraktari duke prezantuar në konferencën Growing SMEs East Africa në Kigali Prezantim para investitorëve, Kigali2012
  • Afrim Bajraktari duke u rënë daulleve tradicionale në Ruandë Daullet tradicionale, Ruandë2012
  • Afrim Bajraktari me profesorin gjatë punës praktike në një panel elektrik industrial, Qendra për Aftësim Profesional, prill 2011 Praktikë, Qendra për Aftësim Profesional2011
  • Afrim Bajraktari me çekun e fituesit në garën e planeve të biznesit BiD Challenge Kosova 2011 Gara e planeve të biznesit, BiD Challenge Kosova2011
  • Pjesëmarrësit e Winter University para ndërtesës së Technische Universität München, janar 2010 Winter University, TU München2010
  • Pjesëmarrësit e Summer Academy 2009 gjatë një vizite në Kotorr, Mal i Zi Summer Academy, Mal i Zi2009
  • Afrim Bajraktari si nxënës i shkollës fillore, duke recituar para të tjerëve Duke recituar, shkolla fillore

Puna

2026 e tutjeThemelues, BrandAdapter L.L.C., Prishtinë
2017 deri 2026Marketing digjital i pavarur për biznese shqiptare në Gjermani, Austri e Zvicër
2015 deri 2017Udhëheqës i marketingut, shitjes dhe kujdesit ndaj klientëve, Albasoft

Shkollimi

2018Master i Shkencave, Menaxhment i Mekatronikës, Kolegji UBT, Prishtinë. Tema: "Inovacioni në biznes përmes teknologjisë blockchain" · burimi
2014Baçelor i Shkencave në Menaxhment i Mekatronikës, Kolegji UBT, Prishtinë. Tema: "Prodhimi i energjisë së ripërtërishme, panelet solare" · burimi
2006 deri 2012Studime në inxhinieri elektrike dhe kompjuterike, Universiteti i Prishtinës
2012Program zhvillimi profesional, Ivy Tech Community College, Indiana, SHBA, me bursë nga American Councils (programi KITE)
2010Winter University, Technische Universität München, me bursë DAAD
2009Summer Academy, Universiteti Erlangen-Nürnberg, Budva

Çmime, bursa dhe grante

2019Grant inovacioni, Innovation Centre Kosovo
2014Best Student of the Year, UBT
2013Next Generation Digital Innovation Scholarship, IPKO Foundation · burimi
2012Ideja më e mirë e biznesit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
2011Vendi i parë, BiD Challenge Kosovo, plani i biznesit, me prezantim në konferencën Growing SMEs East Africa, Kigali (2012)
2011Grant për start-up, gara e planeve të biznesit, REA Prishtina (projekt i BE‑së)
2010Vendi i parë, gara e planeve të biznesit, EU-KOSVET
Grant për mbështetje të bizneseve të vogla, USAID · burimi
Bursë studimi trevjeçare, Ministria e Energjisë dhe Minierave
Bursë studimi, Ferronikeli

Ligjërim dhe trajnime

Trajnime dhe ligjërata për inteligjencë artificiale, në shqip, për biznese, ekipe dhe studentë · temat
2018Ligjërues asistent, kursi njëmujor "Krijo biznesin tënd online", Kooperativa Kreative e Kosovës

Angazhime

2016Mysafir në emisionin "Metropol", Radio Kosova
2016Mysafir në emisionin "Mirëmëngjesi Kosovë", RTK, për një platformë që ndërton webfaqe pa programim
2015Vullnetar, Wiki Academy Kukës, IPKO Foundation
2013Anëtar i Këshillit Akademik nga radhët e studentëve, Organizata Studentore e UBT-së · burimi
2012Artikull në gazetën The Star Press, Muncie, Indiana: "Ivy Tech welcome students from Kosovo"
2012Anëtar i Këshillit të Fakultetit nga radhët e studentëve, FIEK, Universiteti i Prishtinës
2011Përgjegjës i logjistikës në edicionin e 11-të të Universitetit Veror të Prishtinës, me mirënjohje nga Universiteti i Prishtinës
2010Punë në terren për kursimin e energjisë në familje, fushatë e GTZ dhe Ministrisë së Energjisë dhe Minierave

Rekomandime

2018Lulëzim Shishani, CEO, Albasoft
2011Jordan Berginc, PhD, ekspert kyç për ndërmarrësi, EU-KOSVET VI (projekt i BE‑së)
2009Prof. Abdel Sebak, Concordia University, Montreal
2009Prof. Dr. Bozin Donevski, Fakulteti i Shkencave Teknike, Manastir

Trajnime dhe certifikime të tjera

2020Google Analytics Individual Qualification, Google
2018Workshop "Virtual Reality and Augmented Reality", PriFest dhe British Council
2012 deri 2013"Embedded Systems I dhe II", Zanafilla Genesis Technology Center
2011 deri 2012Aftësim profesional, elektronikë industriale dhe teknologji informative, Qendra Rajonale për Aftësim Profesional
2011School of Entrepreneurship, financa dhe plan biznesi, BSC Kosovo, SPARK dhe BiD Network
2011Kurs i elektroteknikës, instalime industriale, 280 orë, Don Bosko Kosovë
2010"Entrepreneurship Skills for New Venture Creation", EU-KOSVET
2010"Modern Academic Writing", Universiteti Veror i Prishtinës
2010Workshop "Intercultural Competence and Communication", TU München
2009"Introduction to Bio-Electromagnetics", Universiteti Veror i Prishtinës
2006Student Enterprise Program, zhvillim i planit të biznesit, Norwegian Association of Local and Regional Authorities